Sporti

E lejoi ta ekzekutonte penalltinë, Muriqi ka një falënderim të veçantë për bashkëlojtarin e tij

02/05/2022 22:11
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi pati një debutim ëndrrash sot në La Liga.

Ai shënoi dhe ishte vendimtar tek penalltia e parë e fituar nga skuadra e Mallorcas, shkruan GazetaBlic Sport.

Muriqi e falënderoi bashkëlojtarin e tij Salva Sevilla, kjo për faktin se ai e lejoi të gjuante penalltinë e dytë.

“Faleminderit për dhuratën, vëlla”, shkruajti sulmuesi kosovar.