Milani ka arritur fitore të jashtëzakonshme në derin e Madonninës.
“Rossonerët” triumfuan me rezultat 1 me 2, pas një përmbysje të jashtëzakonshnme në pjesën e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.
Paolo Maldini ka mbyllur shumë derbi me fitore në karrierën e tij si futbollist, por ai entuziazmohet po njëlloj për fitoret edhe tani që i ndjek sfidat si drejtues.
Ikona e Milanit, pas sfidës nuk e ka fshehur entuziazmin e tij në fjalët për “Milan TV” pas duelit.
“Futbolli është i jashtëzakonshëm, të jep emocione të pabesueshme. Ne jetojmë për këtë. Me këtë shpirt ne do të shkojmë larg.
Futbolli pa tifozët nuk ka kuptim. Ishim të lumtur që ky derbi do të luhej me kapacitet 50%. Natyrisht, jemi të kënaqur që kemi bërë të lumtur tifozët tanë.
E kemi thënë që në fillim se cilët janë objektivat tonë. Pastaj nëse do të jemi të aftë të mbajmë ritmin deri në fund, në mbyllje të sezonit do të festojmë”, ishte deklarata e Maldinit pas duelit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


