Lajme

Ukrainasit në gjendje gatishmërie për luftë

02/05/2022 21:00
nga:Y I

Forcat ushtarake në Ukrainë, gjatë të shtunës trajnuan qytetarët se si t’i përdorin armët në momentin që gjenden përballë sulmuesve.

Trajnimi për vetëmbrojtje u mbajt në periferi të Kievit dhe kjo gjë u vlerësua nga vetë qytetarët pasi që në këtë mënyrë kanë marrë njohurit elementare dhe kështu do të mund t’i mbrojnë të afërmit e tyre.

Udhëheqësit nga Evropa po bëjnë vazhdimisht përpjekjet e tyre diplomatike për të ulur tensionet në mes Rusisë dhe Ukrainës.