Pas përfundimit të diskutueshëm të ndeshje Roma – Genoa, në të cilën romakëve iu anulua një gol në 90+1′, José Mourinho nuk u përmbajt dot.
Trajneri i Romës ka hedhur kritika të ashpra ndaj ekipit të arbitrave, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nëse arbitri ka marrë vendimin e duhur, atëherë sporti ynë, ai që ka lindur shumë vite më parë dhe që adhurohet nga masa, ka ndryshuar. Është një sport tjetër, futbolli. Nëse kjo është ajo që duhet të bëjnë gjyqtarët, nëse ky është një faull, atëherë nuk është më i njëjti sport. Duhet të ndryshojmë emrin. Është diçka tjetër, nuk është futboll”, shkroi ai.
Nicolo Zaniolo GOAL
SERIE A MERDA pic.twitter.com/znZylDwN8x
— Lupo TV (@LupoTVofficial) February 5, 2022


