Inter dhe Milan do të përballen sot në Serie A.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e 24’të të ligës elitare italiane do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e luftuar, me të dy skuadrat që duken shumë të motivuara për pikët e plota.
Ky është një nga derbit më të mëdhenj në futbollin evropian, ku dy skuadrat janë takuar në 229 ndeshje, me Interin që ka 84 fitore dhe Milanin që ka arritur 77 fitore kundër rivalëve të tyre.
Interi është i pamposhtur në 11 sfida të Serisë A kundër Milanit duke marrë 7 fitore dhe 4 barazime.
Rekordi i fundit i ndeshjeve pa humbje i zikaltërve kundër kuqezinjve ishte 10 sfida pa disfata. Bëhet fjalë për vitet ’30.
Këto janë formacionet zyrtare të kësaj ndeshje.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez.
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud.
/GazetaBlic Sport/


