Lajme

Policia tregon arsyet e suspendimit të policit Amir Hoxha

02/05/2022 17:12
nga:Y I

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim pas suspendimit të policit Amir Hoxha, raporton Gazeta Blic.

Në njoftimin e tyre thuhet se të njëjtit i është caktuar kjo masë nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është suspenduar një zyrtar policor” thuhet në njoftimin e Policisë.

Zyrtari policor është punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

U suspendua pse i kritikoi deputetët, vjen reagimi i ashpër nga Daut Haradinaj