Lajme

Francë: Një anije hedh 100.000 peshq të ngordhur në Oqeanin Atlantik

02/05/2022 17:07
nga:Y I

Anija e dytë më e madhe e peshkimit në botë, ka derdhur më shumë se 100,000 peshq të ngordhur në Oqeanin Atlantik, pranë Francës.

Ministrja franceze, Annick Girardin, i quajti imazhet e peshqve të ngordhur – që formuan një ‘qilim lundrues’ – si “tronditëse” dhe i ka kërkuar autoritetit kombëtar të mbikëqyrjes së peshkimit të nisë një hetim, raporton BBC.

Imazhet treguan sipërfaqen e oqeanit të mbuluar nga një shtresë e dendur e bardhë me një lloj peshku që përdoret për prodhimin e vajit të peshkut. Aty ishin më shumë se 100.000 peshq në një sipërfaqe prej 3000 metra katrorë.

Anijet si Margiris përdorin rrjeta shumë të mëdha për të zënë peshqit, një praktikë e kritikuar nga ambientalistët.

Policia e gjobit me 300 euro shoferin që voziste 182 km/h në zonën 80 km/h