Lajme

Zjarr në një barnatore në Prishtinë

02/05/2022 15:44
nga:Y I

Sot rreth ora 13:30 minuta ka rënë zjarr në një barnatore, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti për “Gazeta Blic”