Sporti

Krasniqi përballet në finale me xhudisten franceze, kërkon të artën në Paris

02/05/2022 16:03
nga:Mergim Rreci

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje tjetër Kosovës.

Xhudistja nga Kosova është kualifikuar në finalen e Grand Slam të Parisit për kategorinë -52 kg, shkruan GazetaBlic Sport.

Në gjysmëfinale ajo mposhti me IPPON zviceranen,Fabienne Kocher.

Krasniqi ndeshet në finale me xhudisten franceze, Amadine Buchard, e cila do të ketë avantazhin për shkak se lufta zhvillohet në vendin e saj.

/GazetaBlic Sport/