Xhudistët kosovarë po garojnë aktualisht në Grand Slamin e Parisit.
Në raundin e parë garuesi nga Kosova, Akil Gjakova u ndesh me algjerianin, DRIS, Messaoud Redouane, shkruan GazetaBlic Sport.
Asnjëri nga garuesit nuk arriti të marrë pikë në kohën e rregulltë dhe ndeshja shkoi në “Golden Score”.
Gjakova u tregua më i suksesshëm ku edhe i mori një pikë algjerianit që ishte e mjaftueshme për të kaluar në raundin tjetër.
/GazetaBlic Sport/


