Luis Diaz, 25-vjeçari anësor kolumbian, ish-FC Porto, u prezantua zyrtarisht si lojtar i Liverpool-it, në faqen zyrtare të klubit.
Ish lojtari i Portos i ka kushtuar 45 milionë euro Liverpoolit plus bonuse deri në 15 milionë varësisht nga paraqitjet e Diaz në klubin anglez, shkruan GazetaBlic Sport.
Luis Diaz u shpreh i lumtur me ardhjen në Anfield duke e cilësuar transferimin e tij si një moment historik për futbollin kolumbian.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu me këtë ekip të madh dhe në këtë klub të madh. Në vendin tim ishte një ‘bombë’, një çmenduri totale. Jam shumë i lumtur që transferimi ka përfunduar, pasi është gjithashtu një moment historik për futbollin kolumbian”, tha fillimisht ai.
“Unë e kam ndjekur Liverpool-in për një kohë të gjatë dhe nuk është sekret që Premier League është një nga ligat më të mira. Kam shikuar ndeshje të kësaj lige që i vogël. Liverpool është një referencë në futboll dhe një klub me shumë arritje, ata kanë qenë gjithmonë zgjedhja ime dhe unë jam i gatshëm të ndihmoj”, shtoi kolumbiani.
“I emocionuar” nga mundësia për të “punuar me një trajner si Jurgen Klopp.Për mua është ekipi perfekt dhe vendimi im ishte gjithashtu për këtë.Do të jetë një nder i madh për mua kur të luaj në Ligën e Kampionëve në Anfield. Unë pata mundësinë ta ndjeja këtë atmosferë por si kundërshtar kur luaja me FC Porto”, vazhdoi Diaz.
“Zgjodha numrin 23 [numrin e përdorur nga lojtarë të klubit si Robbie Fowler dhe Jamie Carragher] sepse ishte ajo që vishja në klubin ku fillova karrierën time, Junior Barranquilla”, përfundoi anëtari më i ri i Liverpool.
/ GazetaBlic Sport.


