Lajme

Trafiku Urban ka një njoftim orarin e autobusëve

02/05/2022 09:15
nga:Gazeta Blic

Trafiku Urban në Prishtinë sot rikthehet në orarin e rregullt të qarkullimit. Kjo pasi që sot hyjnë në fuqi edhe masat e reja antiCOVID-19, e që lejojnë lëvizjen deri në orën 24:00.

Trafiku urban ka treguar se linjat e autobusëve do të jenë nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Njoftimi i plotë i Trafikut Urban:

Njoftim për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve.

Të nderuar qytetarë, në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 04.02.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë se nga data 05.02.2022 autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e juaj sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmë t’i zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit:

J. [Transporti publik dhe ndërkombëtar]

55. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.

56. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

58. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura ne pikat: 26.1 & 26.2.

26.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

26.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;

Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët!

Për më shumë sqarime, kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber:

045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28