Sipas ESPN, aventura e Cristiano Ronaldos te Manchester United për sezonin 2022/23 do të varet nga zgjedhja e një trajneri të ri.
Sulmuesi portugez, i cili feston ditëlindjen e tij të 37-të të shtunën, kërkon një projekt konkurrues me synimin e tij te titujt, diçka që ka qenë shumë larg nga “Old Trafford” për shumë kohë, transmeton GazetaBlic Sport.
Pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, në vend të norvegjezit zuri gjermani Ralf Rangnick, por as rezultatet dhe mbi të gjitha cilësia e lojës nuk kanë qenë tek më të mirat. Nëse zgjedhja e një trajneri të ri nuk i pëlqen, portugezi mund të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.
Mauricio Pochettino (PSG), Erik Ten Hag (Ajax) dhe Julen Lopetegui (Seville) kanë qenë emrat më të spikatur në stolin e Djajve të Kuq.
/GazetaBlic Sport/


