Lajme

“O Viso, o Viso”- Kërkesa e veçantë e avokatit, për ish-ministrin Tahiri, përpara se të transferohej në burg

02/04/2022 19:38
nga:Y I

Pas dënimit me burg nga Apeli i GJKKO, Saimir Tahirit i janë vënë prangat dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, ndërsa më pas pritet që Tahiri të transferohet në burgun 313 në Tiranë.

Për avokatin e Tahirit, ky vendim është i padrejtë ndërsa ka theksuar që do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Sot Tahiri siç e patë kishte mundësinë të mos vinte. Por ai insistoi. Sot do shkojë në drejtorinë e policisë dhe më pas ai do sistemohet. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar. Do përgatisim edhe argumentet.” tha Maks Haxhia.

Ndërkohë Maks Haxhia pas dhënies së vendimit ka kërkuar edhe dy paketa cigare për klientin e tij.“ O Viso, o Viso, coji dy paketa cigare aty. Për Saimirin kërkova dy paketa cigare” tha Maks Haxhia.

Zbulohet burgu ku do ta vuajë dënimin Saimir Tahiri