Sporti

Xherdan Shaqiri po largohet nga Lyon, kjo pritet të jetë skuadra e tij e re

02/04/2022 19:17
nga:Mergim Rreci

Sipas informacioneve të fundit, Xherdan Shaqiri po largohet nga skuadra e Lyon.

Ishte një aventurë aspak e mirë për Shaqirin në Francë, atje ku nuk tregoi dot vlerat e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediave franceze dhe atyre zvicerane, Shaqiri do të transferohet në  Çikago, MLS.

Ai ka kërkuar largimin nga Olympique Lyon dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen e kësaj fundjave.

/GazetaBlic Sport/