Sporti

Serie A vjen me plan interesant, do të organizohet një turne gjatë kohës së Kupës së Botës

02/04/2022 18:44
nga:Mergim Rreci

Serie A thuhet se po planifikon të nisë një turne me 20 ekipe në Amerikën e Veriut gjatë Kupës së Botës këtë dimër.

TuttoMercatoWeb zbulon se plani është që të organizohet një turne diku në Amerikë për të mbajtur aktiv lojtarët e Serisë A që nuk marrin pjesë në Kupën e Botës gjatë periudhës së dimrit.

Ideja është që të marrin pjesë të 20 ekipet e nivelit të lartë, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbrëmë, udhëheqësit e Serie A, Luigi De Siervo dhe Michele Ciccarese zbarkuan në Itali pasi kaluan kohë në Nju Jork, ku hapën një zyrë të re muajin e kaluar.

Të dy drejtuesit ia shpërndanë idenë e këtij projekti madhështor transmetuesve dhe sponsorëve për të kuptuar realizueshmërinë e planit.

/GazetaBlic Sport/