Sporti

Futbolli kosovar rikthehet pas një pauze të gjatë, në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës

02/04/2022 18:22
nga:Mergim Rreci

Futbolli në Kosovë rikthehet në aksion pas një pauze të gjatë.

Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës, atje ku në program janë disa ndeshje interesante, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjilani i Ismet Munishit do të luajë nesër ndaj skuadrës së Dukagjinit, kurse Prishtina dhe Drenica pritet të zhvillojnë një ndeshje shumë interesante të dielën.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë:

E shtunë, 05/02/2022

Gjilani – Dukagjini 13:00

2 Korriku – Ramiz Sadiku 13:00

Onix – KEK-u 13:00

Ulpiana – Arbëria 13:00

E diele, 06/02/2022

Prishtina – Drenica 13:00

Ballkani – Malisheva 13:00

Fushë Kosova – Drita 13:00

E hënë, 07/02/2022

Ferizaj – Llapi 13:00

Skuadra që e fiton këtë trofe prestigjioz e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

/GazetaBlic Sport/