Lajme

ZPS-ja akuzohet se fshehu deklaratën e Bukoshit në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

02/04/2022 18:16
nga:Gazeta Blic

Mbrojtja e Hashim Thaçit e ka akuzuar Zyrën e Prokurorisë Speciale se e ka fshehur deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas avokatit të Thaçit, Pierre-Richard Prosper, fshehja e deklaratave shfajësuese e shkatërron legjitimitetin e Zyrës së Prokurorit.

“Është një çështje që ka implikime të rënda, më të gjera sesa gjykata dhe procedurat. Kjo (fshehja e deklaratave shfajësuese) shkatërron dhe tund sistemin e drejtësisë ndërkombëtare,” ka theksuar Prosper.

Prosper ka thënë se ai ishte pjesëmarrës apo monitorues i krijimit të shumë gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare, por diçka të tillë nuk ka parë asnjëherë.