Manchester United ka zbuluar një tjetër objektiv për mbrojtjen.
Sipas mediave britanike, klubi i madh anglez thuhet se po synon transferimin e Ronald Araujo, mbrojtësit të Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi uruguaian nuk ka zgjatur kontratën që do të skadojë në verën e vitit 2023, me “Marca” që tani raporton se një ofertë e madhe do të niset nga drejtuesit e Manchester United për të.
Araujo ka qenë fantastik në këtë edicion tek Barcelona, andaj ka tërhequr edhe vëmendjën e shumë klubeve evropiane.
/GazetaBlic Sport/


