Duke folur për Movistar, mbrojtësi brazilian Dani Alves mbrojti bashkëlojtarin e tij Ousmane Dembele këtë të premte.
Për 38-vjeçarin, trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandez, ish-bashkëlojtari i tij, duhet të përfshijë në opsionet e tij francezin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Për sa kohë që ai qëndron te Barcelona dhe vesh këtë fanellë, ne duhet ta mbrojmë atë. Objektivi i të gjithëve është ta kthejnë Barcelonën në krye. Është vendi që meriton ky klub, por është e qartë se duhet krijuar harmoni brenda zhveshtores dhe brenda klubit. Në fund të fundit, ne jemi të gjithë Barcelona”, përfundoi Alves.
Kujtojmë se ishte krijuar një polemikë e madhe për çështjen e Dembele, me presidentin Laporta që paralajmëroi se ai nuk do të luajë më deri në fund të edicionit.
/GazetaBlic Sport/


