Sporti

Liverpool dhe Manchester City në garë për Bukayo Sakan

02/04/2022 17:38
nga:Mergim Rreci

Liverpool dhe Manchester City vazhdojnë të monitorojnë Bukayo Sakan e Arsenalit, pretendon ESPN.

Reprezentuesi anglez shumë i vlerësuar dhe i gjithanshëm ka rënë në sy që kur bëri një përparim të lartë në Londrën veriore dhe mund të bëhet subjekt i ofertave me para të mëdha nga disa skuadra në Evropë, shkruan përcjell GazetaBlic Sport.

PSG dhe Real Madrid gjithashtu thuhej se ishin të interesuara për të, por tashmë duket qartë se dy skuadrat angleze, Liverpool dhe Manchester City nuk duan që Saka të ndryshojë ligë.

Do të mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit të Arsenalit, por që afati kalimtar i janarit mund të bëjë atë të ndryshojë skuadër.

/GazetaBlic Sport/