David De Gea u shpall lojtari më i mirë i Premier League për muajin janar.
Portieri i Manchester United u zgjodh pasi bëri 22 pritje në ndeshjet me Wolverhampton (0-1), Aston Villa (2-2), Brentford (3-1) dhe West Ham (1-0), transmeton GazetaBlic Sport.
Është hera e parë që nga viti 2016 që një portier merr këtë çmim. Në atë kohë, Fraser Forster fitoi këtë çmim në shkurt të atij viti.
Kujtojmë se konkurrencë e De Geas ishin edhe Jarrod Bowen (West Ham), Kevin De Bruyne (Manchester City), Jack Harrison (Leeds), João Moutinho (Wolverhampton) dhe James Ward-Prowse (Southampton).
/GazetaBlic Sport/


