Sporti

“Ronaldo do të luajë deri pas moshës 40 vjeçare”

02/04/2022 16:35
nga:Mergim Rreci

Ish-trajneri i fitnesit të Manchester United beson se Cristiano Ronaldo mund të kapërcejë barrierën 40-vjeçare dhe të vazhdojë të luajë.

Mick Clegg argumenton se golashënuesi portugez do të jetë ende në gjendje të vazhdojë të shënojë gola për shkak të punës që ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Cristiano Ronaldo është një gjeni, një gjeni absolut. Ai mësoi shumë herët se si të trajtonte trupin e tij. Jo vetëm fizikisht, por mendërisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Ai di të hajë dhe është i qëndrueshëm në çdo gjë që bën. I vetmi që pashë ndonjëherë të tillë ishte Ryan Giggs, i cili luajti deri në moshën 40-vjeçare. Ronaldo do të shkojë përtej kufirit 40-vjeçar. Ai shpreson të vazhdojë të luajë deri në të dyzetat e hershme”, tha ai.

Ronaldo feston ditëlindjen e tij të 37-të nesër.

/GazetaBlic Sport/