Lajme

Shkarkohet djali i Imri Ahmetit

02/04/2022 16:16
nga:Gazeta Blic

Qendrim Ahmeti, djali i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmetit është shkarkuar nga pozita e shefit të Departamentit Ligjor në KRU Prishtina.

Kështu ka marrë vesh Gazeta Blic nga burime brenda Kopmanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

“U.D i kryeshefit të KUR Prishtina, Sokol Xhafa e ka shkarkuar Qëndrim Ahmetin nga pozita e drejtorit të Departamentit Ligjor”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Këto burime kanë theksuar se vendimi për shkarkimin e Ahmetit ishte marrë më datë 2 shkuet.

Nga KUR Prishtina ka qenë i pamundur kontakti.

Ndryshe, Qendrim Ahmeti ishte zgjedhur në këtë pozitë në vitin 2020.

Atë kohë kryeministër i vendit ishte Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Atë kohë vetë Xhafa por edhe Ahmeti kishin deklaraur se nuk kanë ndikur politikisht që djali i sekretarit të LDK-së të emëroj në pozitën e drejtorit ligjor.