Trajneri i Inter, Inzaghi ka folur rreth ndeshjes së nesërme ndaj rivalëve lokal, Milanit.
Nerazzurrët po shijojnë një epërsi prej katër pikësh ndaj kuqezinjve përpara derbit të nesërm, përcjell GazetaBlic Sport.
Inzaghi e ka cilësuar ndeshjen si të vështirë dhe të rëndësishme për ecurinë e këtij sezoni.
“Do të jetë një periudhë e vështirë, por interesante. Unë kam luajtur shumë derbi si futbollist, dhe nuk ka kurrë një skuadër favorite”, ka thënë fillimisht Inzaghi.
“Episode dhe motive të ndryshme bëjnë diferencën në këtë ndeshje”, shtoi ai.
“Nuk mendoj se është vendimtare sepse kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në fund”, deklaroi Inzaghi.
/GazetaBlic Sport/


