Sporti

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë me mesazh për garuesit e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë

02/04/2022 14:50
nga:E K

Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeff Hovenier i ka uruar fat dhe sukses ekipit olimpik të Kosovës në përfaqësimin e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Kinë.

Ekipi i Kosovës parakaloi sot në ceremoninë hapëse me dyshen Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri, përcjell GazetaBlic Sport.

Përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, Hovenier, i uroi fat sportistëve kosovarë.

“I uroj ekipit të Kosovës – dyshes dinamike Kiana Kryeziu, gruas së parë që e përfaqëson Kosovën në Lojtarët Olimpike Dimërore dhe Albin Tahirit, garuesit të parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore – shumë fat dhe sukses në garë për medalje të artë.”, ka shkruar ai në Twitter.

/GazetaBlic Sport/