Sporti

Liverpool nuk heqë dorë nga Fabio Carvalho, ‘The Reds’ do tentojnë transferimin e tij gjatë verës

02/04/2022 15:05
nga:E K

Portugezi, 19 vjeçar, Fabio Carvalho është një nga pikat kryesore të Fulham-it të Marco Silva-s dhe po ngjall interes nga klubet e mëdha të futbollit evropian.

Në ditën e fundit të merkatos, mesfushori i lindur në Portugali, ishte shumë afër që të shkonte drejt Liverpool-it, me marrëveshjen që u prishë në orët e fundit për shkak të problemeve burokratike, përcjell GazetaBlic Sport.

Në paraqitjen e ndeshjes së FA Cup me Cardiff-in, Jurgen Klopp u pyet për mundësinë që Liverpool të tentoi sërish me të në verë, kurse gjermani nuk e mohoi këtë.

“Nuk e di sa janë shanset për ta nënshkruar vitin e ardhshëm. Ne jemi ende të interesuar, do të ishte çmenduri të mos ishim. Këtë herë nuk ka funksionuar sepse marrëveshja është arritur shumë vonë, herën tjetër do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shpjeguar ai.

/GazetaBlic Sport/