Lajme

Shpenzimet e deputetëve për karburante – vjen reagimi nga kabineti i Kurtit

02/04/2022 00:03
nga:Gazeta Blic

Këshilltari për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, Jusuf Ulaj, ka reaguar për shpenzimet e deputetëve derivate.

Ulaj tha se pret reflektim nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes lidhur me këtë çështje.

“Shumë nga ne që në Lëvizjen Vetëvendosje jemi për parime dhe ndaljen e të këqijave në këtë vend, presim reflektim nga Grupi Parlamentar që na përfaqëson! Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, shkroi ai në Facebook.

Të enjten është publikuar lista e dhjetëra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.