Athletic Bilbao e ka eliminuar Real Madridin nga Kupa e Mbretit.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje e ekuilibruar, me të dy skuadrat që patën rastet e tyre, por që në fund Athletic Bilbao triumfoi pas një goli të shënuar nga Berenguer.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se janë të lënduar nga kjo disfatë.
“Ne jemi të pikëlluar. Ne duam të fitojmë të gjitha garat që luajmë. Nuk mendoj se kjo disfatë do të ketë pasoja. Do të na bëjë më të fortë”, tha Ancelotti.
/GazetaBlic Sport/


