Showtime

Kim Kardashian pozon me bikini të stilit ‘micro’, teksa nxjerr në pah linjat e përsosura të trupit

02/03/2022 22:38
nga:Donika Fetahu

Kim Kardashian pozoi me të brendshme shumë të guximshme të markës “Skims”, në disa fotografi që i ndau me ndjekësit e saj në InstaStory të martën në mbrëmje.

41-vjeçarja kishte veshur një palë sytjena të zeza dhe brekë nga koleksioni i saj për Ditën e Shën Valentinit, shkruan DailyMail.

Kim kishte të veshura një palë sytjena në formë trekëndëshi që kishte rripa të hollë që mezi e mbulonin gjoksin e saj bujar.

E dashura e Pete Davidson, po bënte ‘selfie’ me telefonin e saj me kamerë në dhomën e zhveshjes së rezidencës së saj në Hidden Hills, e cila vlen rreth 60 milionë dollarë, në Kaliforni, të cilën ajo e ka pasur në pronësi edhe gjatë martesës me reperin Kanye West.

Trupi i Kimit dukej i jashtëzakonshëm me krahë të tonifikuar dhe një bark të sheshtë si dhe këmbë të tonifikuara. Ajo ka qenë duke punuar me trajneren e saj personale, Melissa Alcantara, gjatë viteve të fundit, gjë që e ka vendosur atë në “formën më të mirë të jetës së saj”, – ka thënë Kim në rrjetet sociale në të kaluarën.