Nicola Berti beson se Milani nuk ka nuk ka shanse për të mposhtur Interin në “Derby della Madonnina” të shtunën.
“Mesfusha është vendi ku do të vendoset kjo lojë”, tha ish lojtari i Interit, Berti, për La Gazzetta dello Sport, përcjell GazetaBlic Sport.
“Me sa shoh unë, Milani nuk ka asnjë shans për të fituar. Treshja e mesfushës së Simone Inzaghit është aq e mirë përputhur, sa duken sikur kanë luajtur së bashku për një jetë.
“Ata kanë një intensitet dhe harmoni të tillë, dyshoj se Milani mund ta përballojë atë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


