Lajme

Pas publikimit të shpenzimeve për naftë reagon deputeti i VV-së, Artan Abrashi: Sipas kësaj logjike të gjithë duhet të jetojmë në Prishtinë

02/03/2022 20:47
nga:Gazeta Blic

Pas publikimit të shpenzimeve për naftë, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi.

Ai ka shkruar se gjatë muajit nëntor dhe dhjetor kanë pasur takime të shumta, prandaj kanë udhëtuar shumë, raporton Gazeta Blic.

“Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt Nëntor-Dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje. Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Sqarim:

Në një medium qenka publikuar shuma e shpenzimeve në muajt Nëntor-Dhjetor të deputetëve për karburante, sipas vendbanimit. Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, që nga koha kur ekziston ky institucion, mbulohen shpenzimet e karburantit për çdo deputet në kryerjen e punëve në Kuvend dhe Komisione duke u bazuar në distancën e vendbanimit.

Për hirë të transparencës dhe korrektësisë po e shpjegoj. Shumë deputet nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt Nëntor-Dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje. Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren.

Faleminderit.