Lajme

Shtatë të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

02/03/2022 18:42
nga:Y I

Shtatë persona kanë vdekur të enjten në Shqipëri, si pasojë e COVID-19, është bërë e ditur përmes një njoftimi.

Janë regjistruar edhe 1,001 raste të reja, nga testimi i 3,956 të dyshuarve për koronavirus, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 16,427.