Paul Pogba më në fund mund të rikthehet në fushë pas një mungese të gjatë për shkak të një dëmtimi të kofshës.
Mesfushori francez u lëndua në fillim të nëntorit teksa luante për kombëtaren franceze dhe nuk ka luajtur më për Manchester United që nga data 2 e atij muaji, kur luajti 69 minuta në barazimin (2-2) në Bergamo me Atalantën, përcjell GazetaBlic Sport.
Ralf Rangnick, trajneri i djajve të kuq, foli për të ku tha se është gati për ndeshjen kundër Middlesbrough, të premten, në Old Trafford, për Kupën FA.
“Ai do të thirret dhe mund të jetë edhe titullar”, tha gjermani.
/GazetaBlic Sport/


