Showtime

Einxhel ‘thumbon’ Donaldin, thotë se ka përdorur për lojë lidhjet e tij me Bora Zemanin dhe me Beatrixën

02/03/2022 17:39
nga:Donika Fetahu

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe aktori shqiptar Donald Veshaj, kanë pasur një ‘krisje’ mes njëri-tjetrit dhe siç duket raportet sa shkojnë e bëhen më keq.

Në ditën e sotme teksa Einxhel po bisedonte me modelen e njohur Beniada Nishani, tha se ai i ka përdorur romancat e tij për të marrë vëmendje më të madhe, shkruan GazetaBlic.

Ajo theksoi dy romancat e tij që u komentuan mjaft shumë në mediat rozë, ajo me moderatoren e njohur Bora Zemani dhe këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj./GazetaBlic/

Më poshtë gjeni biseden e plotë: