Sporti

Tifozët kërkojnë largimin e presidentit Lotito dhe Igli Tares nga Lazio

02/03/2022 17:06
nga:Mergim Rreci

Mbi 300 tifozë të Lazios u mblodhën jashtë Formellos sot për të protestuar kundër Claudio Lotitos pas një afati zhgënjyes të janarit.

Maurizio Sarri thuhet se është i acaruar pas aktivitetit transferues të Lazios gjatë merkatos së dimrit dhe të njëjtën ndjesi ndajnë shumica e tifozëve të skuadrës, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbi 300 prej tyre u mblodhën jashtë terrenit stërvitor të Lazios sot, duke zbuluar një pankartë kundër presidentit të tyre: “Një tjetër fushatë mediokër transferimi, Lotito, ti nuk je i denjë për këtë klub”.

Lazio nënshkroi vetëm anësorin e gjithanshëm Jovane Cabral për të zëvendësuar Vedat Muriqin, por Sarri priste një qendërsulmues, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor qendror.

Tifozët kërkuan edhe largimin e Igli Tares.

/GazetaBlic Sport/