Sot gjatë mesditës Policia e Kosovës në Mitrovicë pas shumë muajve kërkim ka arritur ta arrestoj të kërkuarin për vrasje, Lundrim Beqirin.
Arrestimi i tij, ka ndodhur te stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Beqiri ishte i njohur për vepra të shumta penale, ku para 4 muajve kreu vrasjen e Albert Mujës, ndërsa në vitin 2018 ishte i akuzuar edhe për një plagosje tjetër.
Dyshohet se bashkë me Lundrimin u arrestua edhe vëllau i tij Valdrini, poashtu kishte kryer vrasje në vitin 2016 në Mitrovicë.