aubameyang
Sporti

Aubameyang: “Kishte probleme në negociata me Arsenal, por Barcelona ishte dëshirë e madhe e imja”

02/03/2022 13:59
nga:E K

Aubameyang kompletoi transferimin e tij te Barcelona në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi gabonez pranoi se kishte probleme në negociata me Arsenalin, por dëshira e tij e madhe ishte që të transferohej te “Blaugranët”, shkruan GazetaBlic Sport.

“Doja shumë të vija këtu. Ne pritëm deri në momentin e fundit të afatit kalimtar sepse ishte pak e vështirë për mua me Arsenalin, por në fund jam këtu”, tha
Aubameyang.

/GazetaBlic Sport/