Lajme

AKP-ja, e shoqëruar nga Policia e Kosovës, ndërhyn në zyrat e “Agro Kosova Holding”

02/03/2022 11:41
nga:N M

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”, raporton EO.

Kurse, nga ndërmarrja AgroKosova Holding kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin.

Dy palët kanë pasur përplasje me fjalë.

Në këtë takim ka qenë të pranishëm edhe një numër i madh pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pronari dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.

“Do të përballeni me ligjin”, tha avokatja e AgroKosova Holding.

Faton Peci “si ndahet” Isa Mustafës: Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë!