Sporti

Gjigantët e Premierligës në garë për Rice, West Ham po lufton ta mbajë mesfushorin anglez

02/03/2022 11:17
nga:E K

Klubi anglez, West Ham frikësohet së mund ta humbas mesfushorin Declan Rice, raportojnë mediat britanike.

Rice mund të largohet nëse West Ham dështon që të siguroj një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori anglez prej kohësh është duke u monitoruar nga tri klubet e mëdha të Premier League-s, Manchester United, Chelsea dhe Manchester City.

Krerët e West Hamit janë duke ‘luftuar’ që ta mbajnë në skuadër lojtarin, i cili dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.