Sporti

Pochettino objektivi kryesor i Manchester United

02/03/2022 12:21
nga:E K

Manchester United nuk ka hequr dorë nga Mauricio Pochettino.

‘Djajtë e Kuq‘ ishin të interesuar të nënshkruanin me argjentinasin edhe para nënshkrimit me Ralf Rangnick i cili është në stolin e skuadrës nga Old Trafford vetëm përkohësisht, shkruan GazetaBlic Sport.

Pochettino mund të largohet nga PSG pasi këta të fundit kanë shprehur interesim që francezi, Zinedine Zidane të marrë drejtimin e skuadrës nga Parisi.

Mediat e huaja raportojnë se me shumë mundësi Pochettino do të rikthehet në Premierligë si trajner i Manchester United në fund të këtij sezoni.

/GazetaBlic Sport/