Lajme

Haxhiu kërkon që të ndryshohen masat kufizuese: Qeveria është e paaftë në menaxhimin e pandemisë

02/03/2022 10:14
nga:Q R

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që t’i ndryshojë masat kufizuese që janë në fuqi.

Me anë të një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos.

Ai ka thënë se shumë vende të BE-së kanë larguar masat kufizuese, pasi sipas tij vdekshmëria nga Omicroni është më e ulët se e gripit sezonal.

“Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos.Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit.”, tha Haxhiu.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat kufizuese për COVID-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive.Çfarë masa janë këto, kur përsonat e diagnostifikuar me covid, e të karantinuar në Austri vijnë për pushime në Kosovë?!Për çka ka vendos Qeveria kufizime kur të infektuarit nga shtetet tjera pa asnjë problem hyjnë në Kosovë, e në anën tjetër masat i respektojnë vetëm në kufirin me Shqipërinë.

Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos.Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit.

Vendet si Anglia, Franca, Danimarka, Norvegjia etj., tani i kanë hequr masat kufizuese, sepse hospitalizimi dhe vdekshmëria nga Omicron është më e ulët se e gripit sezonal.Qeveria duhet të merr vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale.

Sot shqyrtohen masat anti-COVID