Lajme

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari që goditi policin dhe u largua nga vendi i ngjarjes

02/03/2022 09:06
nga:Q R

Është arrestuar i dyshuari që ka goditur një pjesëtar të policisë më 1 shkurt në Prishtinë.

Siç bën me dije policia përmes raportit, viktima kishte pranuar tretman mjekësor ndërkohë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturën në lëvizje e ka goditur viktimën mashkull pjesëtari PK-së dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Reshje të borës dhe erëra të forta, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor bën thirrje për kujdes nga ortekët