Sporti

Tottenham dhe Juventus në garë për Zaniolon

02/03/2022 09:11
nga:E K

Tottenham dhe Juventus janë në garë për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Zaniolo ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, kurse sipas mediave të huaja, Juventus dhe Tottenham kanë nisur garën që tani për të nënshkruar me të gjatë verës, shkruan GazetaBlic Sport.

Calciomercato raporton se diskutimet mes Zaniolo dhe Romës për rinovimin e kontratës kanë ngecur, ndërsa klubet e mëdha tani kanë filluar garën për të.

Zaniolo ka edhe dy vite e gjysmë të mbetur në kontratë, duke shënuar 18 herë dhe regjistruar 11 asistime në 95 paraqitje në të gjitha garat.

/ GazetaBlic Sport.