Showtime

Alban Ramosaj arrin një numër rekord klikimesh për këngën “Theje”

02/02/2022 23:06
nga:Donika Fetahu

Në këtë vit të “Këngës Magjike”, Alban Ramosaj u prezantua me këngën “Theje”.

Ai ishte në garë me Ronela Hajatin për vendin e parë, por kjo e fundit triumfoi me këngën “Sekreti” që do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision 2022.

Mirëpo, është e paktë të thuhet se kënga “Theje” gëzon një dashuri të madhe nga publiku dhe këngëtari ka miliona klikimet për të dëshmuar këtë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ndau lajmin e bukur me ndjekësit e tij se kënga ka arritur mbi 10 milionë klikime.