Momentalisht reality-show më i shikuar është “Big Brother Vip”.
Në ditën e sotme në emisionin “Pardon My French”, ka qenë e ftuar producentet e “BBV”, Lori dhe Sara Hoxha, shkruan GazetaBlic.
Lori ka folur për suksest që ky format i ka arritur në këtë sezonë.
“Ky ishte qëllimi i “Big Brother Vip Albania”, që të lëmë çdo hall dhe për disa orë të merremi me diçka që na relakson. Unë kisha një pritshmëri të mirë pasi ky format gjithnjë ka patur sukses, por ka qenë habi e madhe si është pritur dhe sa impakt ka patur në publik. Kam kuptuar që njerëzit i kishte marrë malli për një “Big Brother Vip” të till”, tha ajo.
Gjithashtu Lori tregoi arsyen se pse sipas saj një Big Brother me personazhe të famshëm përqafohet më shpejt nga publiku.
“Është dhe koncepti VIP-a, pasi që javën e parë ti fillon krijon një afrimitet me dikë që e njihje edhe më parë, fansat janë apasionuar që javën e parë, që muajin e parë“, shtoi ndër të tjera.
Ndërkohë ajo shpalosi edhe lajmin e madh se a do të ketë një sezonë të dytë të “BBV” apo jo.
“Do të kemi. Gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi shumë të lumtura me suksesin e “Big Brother Vip Albania”./GazetaBlic/


