Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Rayo Vallecano – Mallorca.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Trejo shënoi nga penalltia për skuadrën vendase.
Vedat Muriqi ka debutuar me fanellën e Mallorcas, atje ku tregoi një paraqitje pozitive në pjesën e parë.
Sulmuesi kosovar kërkon golin që në ndeshjen e parë, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të Kupës së Mbretit.
/GazetaBlic Sport/


