Lajme

LDK dhe PDK arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Istog

02/02/2022 19:38
nga:Y I

LDK dhe PDK kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në komunën e Istogut, raporton Gazeta Blic.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati.

“Marrëveshja është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transparente e të ndershme, profesionale e në përputhje me ligjet në fuqi dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të qytetit tonë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës tonë” shkruan Ferati në Facebook.

Ferati ka bërë të ditur edhe dikasteret që pritet t’i udhëheqë PDK-ja.

“Marrëveshja parasheh që Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog, do të udhëheqë me dikasteret si më poshtë: Nënkryetarin e Komunës, Drejtorinë e Bujqësisë, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport,Drejtorinë e Administratës” shkruan ai.

Njoftimi i plotë: