Sporti

Afërdita Fazliaj e befasuar me vendimin për shkarkimin e saj: Nuk kam pasur asnjë paralajmërim

02/02/2022 17:44
nga:Mergim Rreci

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

Brenda këtij takimi u morën disa vendime, atje ku u vendos që  përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo nënkupton që Afërdita Fazliaj nuk do të jetë më në krye të Kombëtares A të femrave.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Fazliaj u shpreh se është e befasuar me këtë vendim, për shkak se ajo nuk ka pasur asnjë paralajmërim.

“Jam totalisht e painformuar me atë që ka ndodhur. Nuk kam pasur asnjë njoftim ose paralajmërim për këtë çështje. Nuk e di se çfarë vendimi kanë marrur ata, po pres të paktën një njoftim nga ana e tyre”, tha Fazliaj.

/GazetaBlic Sport/