Në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother Vip”, ka ‘shpërthyer’ një konflikt mes moderatores së njohur Einxhel Shkira dhe aktorit Donald Veshaj.
Dyshja gjatë diskutimit filluan të theksonin mosmarrëveshjet që kishin në të kaluarën, pasi kishin bashkëpunuar, shkruan GazetaBlic.
Pas kësaj përballje ka reaguar vëllau i Donaldit, Romeo, pasi që edhe emri i tij u përmend në prime.Ai ka ripostuar një ‘story’ të Kreshnik Saraçit, i cili është shprehur se arsyeja pse janë shkëputur marrëdhëniet profesionale me Einxhel ka qenë mungesa e korrektësisë në orare nga ana e saj.

Në anën tjetër ka reaguar edhe Sara Gjordeni, e cila kishte bashkëpunuar me Donaldin dhe Romeon në emisionin e tyre dhe e akuzoi Einxhelin për mashtrim./GazetaBlic/



